Liverpool ka shënuar fitore në kuadër të xhiros së 14 të Ligës Premier.

The Reds triumfuan si mysafirë të skuadrës së Stoke Cityt me rezultat prej 3-0, ku gjatë gjithë ndeshjes u paraqiti edhe sulmuesi anësor shqiptar, Xherdan Shaqiri.


Te besuarit e trajnerit Jurgen Klopp arritën të realizonin gol n rastin e parë të krijuar prej The Reds.

Saido Mane shënoi gol në të 17 minutë pas një pasimi të saktë të marrë prej talentit Solanke.

Saido Mane 1

Megjithëse te dyja skuadrat patën edhe disa gjysmëraste, 45 minutshi i parë përfundoi me vetëm një realizim

Në pjesën e dytë bashkëlojtarët e Xherdan Shaqirit krijuan disa raste gjatë pjesës së dytë.

Kurt Zouma në të 65 minutë dhe katër minutë më vonë Joe Allen, nuk arritën të dërgonin topin në portën e Simon Mignoletit.

Muhammed Salah shënoi golin e dytë për Liverpoolin në të 77 minutë pas një pasimi të marrë nga Saido Mane. Po i njëjti lojtar shënoi edhe pas pesë minutave për The Reds, i cili ishte i 17 në këtë sezon në të gjitha garat

Deri në fund të ndeshjes më nuk pati raste për tu veçuar dhe kështu takimi përfundoi me rezultat 3-0 për Liverpoolin.

Pas kësaj, Liverpool ngritët në pozitën e pestë me 26 pikë ndërsa Stoke zbret në vendin e 16 në saje të 13 pikëve. /Telegrafi/

telegrafi sport app